NJOFTIM MBI VIJUESHMËRINË E SHËRBIMIT NË ÇERDHE DHE KOPSHT
![](https://femijetetiranes.tirana.al/wp-content/uploads/2020/08/registration.jpg)
Të nderuar prindër!
Nisur nga pyetjet e drejtuara në adresën tonë zyrtare, si dhe nga telefonatat e shumta të marra në këtë kohë, lidhur me vijimin apo jo, të shërbimit gjatë muajve të verës, ju bëjmë me dije se:
- Shërbimi publik i çerdhes dhe i kopshtit në Bashkinë Tiranë vijon pa ndërprerje përgjatë gjithë verës dhe me orare të plota.
- Nëse ju komunikohet një informacion i kundërt për sa më lart, jemi në rrethana abuzive dhe lutemi kontaktoni menjëherë në adresën tonë elektronike [email protected].
Faleminderit për mirëkuptimin!