APLIKIMET PËR REGJISTRIMIN E FËMIJËVE NË ÇERDHET PUBLIKE TË BASHKISË SË TIRANËS, PËR SEZONIN 2024 – 2025

Të nderuar prindër!

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ju njofton se:

Në datat 03 – 07 Qershor 2024 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Bashkëngjitur, gjeni dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, ju bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2023-2024 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2024, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Për këtë, kërkohet bashkëpunimi juaj duke deklaruar pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar, kopshtin në të cilin dëshironi të regjistroni fëmijën.

DEKLARIMI DUHET TË KRYHET BRËNDA DATËS 24 QERSHOR 2024

Sqarim:

Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Ju mirëpresim!

Kriteret për aplikim në çerdhe 2023-2024