NJOFTIM MBI REGJISTRIMET NE PLATFORME
Të nderuar qytetar,
Në vijim të kërkesave të shumta për sqarime rreth “Platformës së Aplikimeve për Regjistrimin e Fëmijëve në Çerdhet dhe Kopshtet Publike të Bashkisë Tiranë” të depozituara në adresat zyrtare të DPÇK, ju informojmë secila prej tyre do të trajtohet sipas specifikave.
Nëse keni realizuar një aplikim në platformë, dhe keni zgjedhur opsioni “Keni fëmijë aktualisht të regjistruar në çerdhe apo kopsht?” lutemi të prisni emailin konfirmues, i cili do t’ju vijë brenda 2 ditë pune.
Ky email do t’ju vijë në “SPAM”/ “JUNK” dhe do të duhet të klikoni “Looks safe”/ “Not spam” në mënyrë që ky email t’ju shfaqet në inbox dhe të vijoni me procedurën e mëtejshme.
Gjithashtu, për çdo paqartësi që keni në lidhje me platformën mund të drejtoheni pranë çerdhes/kopshtit apo të shkruani në adresën e emailit [email protected]
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!