PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT
PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT
Java 3
Tema: Lojërat me numrat.
Dita e Enjte: Numërojmë përmes shqisave
Rubrika e bisedës
Edukatorja ju flet fëmijëve për numrat, duke numëruar shqisat dhe gishtat e dorës.
Ajo ka përgatitur disa pemë me karton dhe në secilën prej tyre, ngjit frutat me rradhë nga 1-5. (Për fëmijët 18-36 muajsh).
Vjersha “Dallëndyshe”
Edukatorja reciton vjershën dhe e improvizon atë përmes një punimi.
Aktivitete të zhvilluara nga fëmijët: “Numërojmë shqisat”
Vogëlushja Xhulia na tregon shqisat.
Rubrika e punës me dorë: “Bashkojmë gurët me numrin e vizatuar në figurë”
Edukatorja tregon hap pas hapi për mënyrën e realizimit. Më pas aktivitetiti realizohet nga fëmija.
(Për fëmijët 18-36 muajsh).
Loja “Loja me makarona dhe pipa”
Edukatorja tregon dhe realizon lojën duke pëdorur plastelinë, makarona dhe pipa. Ky aktivitet ndihmon në zhvillimin e motorikës fine.