PROGRAMI I EDUKIMIT NË ÇERDHE – MODELE AKTIVITETESH NË SHTËPI PËR PRINDËRIT

PROGRAMI I MUAJIT MAJ
TEMA: FORMAT E ARGËTIMIT, SPORTET DHE LOJËRAT
Java 4
Tema: Përgatisim vjersha e këngë për Festën e 1 Qershorit
Dita e mërkurë: Përgatisim vjersha dhe këngë për festën e 1 Qershorit.
Rubrika e vjershës – Vjersha “Dallëndyshe”
Mësojmë të recitojmë vjershën së bashku.
Vjersha “Tullumbace të kam xhan”
Rubrika e këngës – “Erdhi pranvera”
Mësojmë të këndojmë së bashku.
Rubrika e Përrallës – “Tre fluturat”
Edukatorja tregon një nga përrallat më të dashura për fëmijët, e cila flet për tre flutura që u kërkojnë ndihmë tre trëndafilave në një ditë me shi.
Rubrika e punimit të dorës
- Krijimi i lepurushit
Edukatorja na tregon si të krijojmë lepurushin dhe karotat me kartona me ngjyra.
- Krijimi i kornizës me lule
Edukatorja na tregon si të krijojmë një kornizë me lule