Psikologu
- Monitoron zhvillimin tërësor të fëmijëve, nëpërmjet vëzhgimeve dhe ndërhyrjeve sistematike në mjedisin ku rri fëmija.
- Identifikon fëmijët me nevoja të veçanta, i referon në qendra të specializuara për diagnostikim dhe trajtim, harton plane të ndërhyrjeve në bashkëpunim me mjekun diagnostikues dhe terapistin që ndjek fëmijën, ndjek ecurinë e fëmijës në çerdhe në bashkëpunim me qendrën e trajtimit.
- Bashkëpunon ngushtë me Përgjegjësen e Çerdhes dhe edukatoret për mbarëvajtjen e punës dhe të programit në çerdhe.
- Monitoron punën e stafit edukator, nëpërmjet vëzhgimeve sistematike dhe dokumentacionit përkatës, sugjeron për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, nëpërmjet trajnimeve të ofruara.
- Udhëzon edukatoret/përgjegjëset e çerdheve për ndërhyrje në mjedisin fizik ku rri fëmija, në përshtatje me zhvillimin e çdo fëmije.
- Identifikon nevojat dhe realizon ngritjen profesionale të Përgjegjëses së Çerdhes dhe stafit edukator nëpërmjet trajnimeve.
- Mban kontakte me prindërit e fëmijëve për t’i mbështetur për një prindërim efektiv.
- Organizon dhe realizon klasa prindërore me prindërit e fëmijëve, me synim rritjen e cilësisë së prindërimit për fëmijët 0-3 vjeç.
- Realizon këshillim individual dhe në grup me prindërit për nevojat specifike të tyre.
- Bashkëpunon me prindërit për ndërgjegjësimin e tyre, si pjesëmarrës në aktivitetet e çerdhes.
- Respekton etikën profesionale në marrëdhëniet me stafin, me prindërit dhe me fëmijët.