Punonjësi Social
- Vlerëson dhe evidenton familjet me probleme sociale.
- Këshillon në mënyrë individuale ose në grup stafin edukator dhe prindërit për zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve.
- Interviston prindërit dhe edukatoret me qëllim mbledhjen e informacioneve specifike për problematika të veçanta.
- Përfaqëson institucionin në takimet e bordeve të çerdheve.
- Evidenton fëmijët e abuzuar dhe të neglizhuar dhe i referon sipas rastit në organet përkatëse.
- Realizon bashkëpunimin me Zyrat e Punës duke i orientuar prindërit e papunë për mundësi punësimi.
- Realizon kontakte dhe bashkëpunon me OJF të ndryshme, të cilat ofrojnë shërbime në fushën e fëmijërisë së hershme dhe gjen burime ndihmëse.
- Realizon bashkëpunime me pushtetin vendor në ndihmë të familjeve në nevojë, fëmijët e të cilave frekuentojnë çerdhet.
- Harton dhe plotëson të dhënat e familjeve në nevojë, me informacion mbi problematikat e tyre dhe sugjeron rrugët për ndërhyrje.
- Ndjek në vazhdimësi zhvillimin e programit dhe vlerëson nevojat për ndërhyrje në kualifikimin e stafit kujdestar.
- Monitoron dhe mbështet realizimin e programit të edukimit.
- Identifikon nevojat dhe realizon trajnime profesionale të Përgjegjëses së Çerdhes, stafit kujdestar dhe prindërve.
- Respekton etikën profesionale në marrëdhëniet me stafin, me prindërit dhe fëmijët e tyre.