REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT NË ÇERDHE

PROGRAMI I MUAJIT QERSHOR
TEMA: NJOHJA ME KARAKTERISTIKAT E STINËS SË VERËS

Java 4

Tema: Sa gëzim që erdhi vera…! Format e argëtimit.

Dita e hënë – E diela ime në cirk.

Rubrika e punës me dorë – “Kllouni”

Fëmijët nëpërmjet formave gjeometrike me letra me ngjyra ose plastelinë krijojnë kllounin.

Aktivitet – “Zgjidh ngjyrën”

Edukatorja ndihmon fëmijët të shoqërojnë ngjyrën e tubave prej letre me ngjyrën e kubit/ topit.

Rubrika e bisedës

Edukatorja iu shpjegon/ tregon fëmijëve se kur vjen vera ne argëtohemi në këndin e lojrave, në teatrin e kukullave, në cirk, etj.

Në cirk shohim – kllounin, akrobatë, paradën e kafshëve.

Dita e martë – Pasditja ime në këndin e lojrave.

Rubrika e bisedës

Edukatorja iu shpjegon/ tregon fëmijëve për këndet e lojërave.
Krijimi i “Këndit të lojërave” në formë moketi me mjete të riciklueshme.

Loja energjike me rrëshqitëse në çerdhe. Fëmijët mësojnë të luajmë me rradhë, të kenë kujdes kur zbresim nga lisharësja dhe rrëshqitësja.

Përralla – “Pinoku”

Edukatorja krijon personazhin e Pinokut së bashku me fëmijët dhe tregon përrallën.

Dita e mërkurë – Teatri i kukullave

Rubrika e bisedës

Edukatorja iu shpjegon/ tregon fëmijëve për shfaqjet e teatrit.

Aktivitet – Improvizimi i një përralle në grup në formë teatri.

Përralla – “3 derrkucët”

Dita e enjte – Piknik në kopshtin zoologjik.

Rubrika e bisedës

Edukatorja iu flet fëmijëve për Kopshtin Zoologjik, Parkun e liqenit, lodrat tek parku i liqenit, zogjtë, etj.
Edukatorja pyet dhe nxit fëmijët të emërtojnë kafshët që shohin në kopshtin zoologjik. (nëpërmjet figurave)

Rubrika e bisedës – Edukatorja iu shjegon fëmijëve se:

➡️Kur vizitojmë kopshtin Zoologjik nuk e fusim dorën asnjëherë tek kafazi i kafshëve.
➡️Kafshëve në kafaze mund t’iu hedhim biskota ose fruta , pasi të kemi marr leje nga prindërit dhe nga ata që kujdesen për kafshët.
➡️Kafshët duhet t’i mbrojmë dhe t’i duam.

Punëdore – “Krijimi i kafshëve ” përmes figurave gjeometrike.

Dita e premte

Loja energjike “Me rërë dhe ujë”, improvizimi me lodra plazhi në oborr.

Krijimi i “Moketit të stinës së verës” me mjete të riciklueshme