REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT TË ÇERDHES NË SHTËPI
REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT TË ÇERDHES NË SHTËPI
Programi i muajit Maj
Tema: Format e Argëtimit, Sportet dhe Lojërat
Java e 2-të: Njohja me ngjyrat
Dita e Hënë: Njohja me ngjyrën e kuqe
Fëmijët me ndihmën e prindërve u njohën me ngjyrën e kuqe duke krijuar gaforren, pikturuar pemën e qershisë, vizatuar mollën dhe duke mbledhur objekte e lodra me ngjyrë të kuqe.
Dita e Martë: Njohja me ngjyrën e gjelbër
Fëmijët u njohën me ngjyrën e gjelbër duke krijuar bretkosën, mbledhur lodrat me ngjyrë të gjelbër dhe duke e identifikuar atë në objekte të ndryshme që ndodhen në shtëpi.
Dita e mërkurë: Njohja me ngjyrën blu
Krijimi i detit dhe elementët e tij. Identifikimi i ngjyrës blu me anë të sendeve e lodrave.
Dita e enjte: Njohja me ngjyrën e verdhë
Identifikimi i ngjyrës së verdhë tek bleta, dielli, yjet, rosaku etj.
Fëmijët realizuan lojën energjike “Futja e bletëve në koshere”
Dita e premte: Njohja e ngjyrës portokalli
Fëmijët përsëritën me prindërit ngjyrat e mësuara gjatë javës.
Fëmijët u njohën me ngjyrën portokalli. Ata e identifikuar ngjyrën tek karota e portokalli.