REALIZIMI I PROGRAMIT TË EDUKIMIT TË ÇERDHES NË SHTËPI
Programi i muajit Maj
Tema: Format e Argëtimit, Sportet dhe Lojërat
Java e 3-të: Lojërat dhe numrat
Dita e Hënë: Përsërisim numrat 1-5
Fëmijët njihen me numrat 1-5.
Me ndihmën e prindërve krijojnë numrat dhe realizojnë lojën me kuba dhe gota.
Dita e Martë: Krijimi i krimbit me numrat 1-5
Fëmijët formojnë krimbin me numra 1-5 dhe numërojnë.
Realizimi i lojës “Breshka me numrat 1-6”
Vogëlushët e çerdheve njihen me numrat nëpërmjet lojës së vendosjes së objekteve në gota
Dita e Mërkurë: Krijimi i krimbit me numrat 6-10
Fëmijët njihen me numrat 1-10. Ato formojnë krimbin me numrat 1-10 dhe numërojnë.
Realizimi i lojës “Rrugët me numra”
Fëmijët me ndihmën e prindërve krijojnë rrugën në formën e numrave dhe luajnë.
Dita e Enjte: Numërojmë përmes shqisave
Vogëlushët e çerdheve numërojnë shqisat.
Realizimi i lojës “Makaronave dhe pipa”.
Nëpërmjet këtij aktiviteti fëmijët numëruan dhe zhvilluan motorikën fine.
Dita e Premte: Mësojmë të radhisim 1-10
Realizimi i lojës “Kubi i aktivitetit fizik”
Fëmijët radhisin numrat 1-10 duke vendosur lulet në vazo