Stomatologu
- Stomatologu i çerdheve dhe kopshteve në QEZHEF, bashkëpunon për të organizuar dhe koordinuar punën me mjekët e çerdheve dhe kopshteve të Tiranës.
- Kryen ekzaminim periodik të gojës së fëmijëve.
- Bashkëpunon me mjekun e çerdhes, kopshtit dhe mjekun e familjes për të marrë në konsideratë gjendjen e përgjithshme shëndetësore të fëmijës.
- Plotëson kartelat e personalizuara për gjendjen e shëndetit të gojës për çdo fëmijë.
- Aplikon mjekime profilaktike, si përdorimi i fluorit në dhëmbët e qumshtit, duke u shpjeguar prindërve se dhëmbet e qumshtit duhen mjekuar për të parandaluar vuajtjet, për të siguruar një përtypje sa më të mirë dhe për të evituar okluzionet e këqija.
- Të hartojë fletë-udhëzues të ndryshëm, të cilët do t’u vihen në dispozicion prindërve.
- Të këshillojë dhe trajnojë fëmijët për një pastrim të mirë të dhëmbëve me furçë dhëmbësh.
- Të këshillojë fëmijët dhe prindërit për një regjim të përsosur ushqimor, përmes reduktimit të konsumit të sheqerit dhe rritjes së konsumit të frutave dhe perimeve.